GAP: Deri në vitin 2023 nga Kosova u larguan mbi 350 mijë persona - NACIONALE

GAP: Deri në vitin 2023 nga Kosova u larguan mbi 350 mijë persona

1 vit më parë

nga NACIONALE

Instituti GAP ka publikuar të mërkurën raportin “Emigrimi dhe tregu i punës në Kosovë: Poteciali i papërdorur i fuqisë punëtore joaktive”.

Sipas këtij raporti, të dhënat zyrtare tregojnë se deri në vitin 2023 nga Kosova janë larguar 359 mijë persona.

Një pjesë e këtyre, bëjnë pjesë edhe në fuqinë punëtore active, sipas këtij raporti.

Kjo, ka ndikur edhe në rritjen e kërkesës për punëtorë vendas dhe të huaj.

“Gjetjet e këtij raporti tregojnë se tregu i punës në Kosovë do të vazhdojë të sfidohet nga mungesa e fuqisë punëtore, kryesisht për shkak të emigrimit të qytetarëve dhe shkallës së lartë të fuqisë punëtore jo-aktive. Deri në vitin 2023, sipas të dhënave zyrtare, numri i personave që janë larguar nga Kosova drejt vendeve të ndryshme të botës ka arritur në 359 mijë persona, që përfaqëson rreth 22.6% të popullsisë së vendit, ndërkaq numri i shtetasve shtetasit kosovarë të kthyer si dhe të huajt që jetojnë në Kosovë është rreth 99 mijë persona. Një pjesë e personave të cilët po emigrojnë nga Kosova janë nga fuqia punëtore aktive, çka po ndikon në rritjen e kërkesës në vend për punëtorë vendas dhe të huaj. Në vitin 2024, Ministria e Punëve të Brendshme (MBP) në Kosovë lëshoi gjithsej 8,293 leje-qëndrime për shtetas të huaj, prej tyre, 3,974 për arsye të punësimit. Shumica e këtyre imigrantëve janë me origjinë nga shtetet e rajonit si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe vendet jashtë rajonit si Turqia, Bangladeshi, Filipinet dhe shtetet tjera të Azisë. Megjithatë, mbi gjysma e këtyre lejeve të lëshuara janë vazhdimësi e viteve paraprake. Si rrjedhojë, bilanci i emigrimit mbetet shumë më i lartë se i imigrimit dhe punëtorët e huaj nuk e mbulojnë mungesën e krijuar në tregun e punës” thuhet në raport.

Lajme të ngjashme