Gafë apo qëndrim politik? Komisioni për Punë të Jashtme i Kosovës dëshiron t’ia “ndërrojë” nenet Donald Trumpit - NACIONALE

Gafë apo qëndrim politik? Komisioni për Punë të Jashtme i Kosovës dëshiron t’ia “ndërrojë” nenet Donald Trumpit

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Ajo që ndodhi sot në Komisionin për punë të Jashtme, meriton vëmendje.

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kur nënshkroi për anëtarësim në Bordin e Paqes, në ceremoninë e famshme me Donald Trump, mori edhe disa obligime.

Ndër to, dhe kryesorja është që kjo marrëveshje të formalizohet në formë projektligji dhe të kaloj në Kuvend.

Para se të shkohet aty, projektligji kalon kah ë Komisio për Punë të Jashtme dhe pikërisht aty, sot ndodhi gallata.

Këtij projkektligji iu gjet një ‘behane’, e cila qëllimisht ishte shkruar e miratuar ashtu në shtëpinë e bardhë.

Vëmendje, sipas Kryetarës së Komisionit për punë të Jashtme, e cila vie nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Hyseni dhe anëtarit po nga kjo parti, Vigan Qorolli, Neni 2, paragrafi 2, sipas tyre është “shumë i përgjithshëm” dhe se duhet të saktësohet se për cilat konflikte bëhet fjalë.

Por pikërisht kjo, nuk është e shkruar as në Kartën e Bordit të Paqes të miratuar nga Shtëpia e Bardhë dhe se në fakt, mandati fillestar i dhënë nga Këshilli i Sigurimit vetëm për Gazën (deri në fund të 2027-ës) është tejkaluar nga vetë Donald Trump. Ajo e ka hequr fjalën “Gaza” nga Karta e Bordit, dhe synuar dhënien fund e çdo konflikti në botë. Këtu pra, në Kosovë po kërkohet që, të saktësohet ajo çka veçse nuk ekziston në Kartë. Dhe që qëllimisht nuk ekziston. Pra, Shtëpia e Bardhë e ka larguar atë fjali, ndërkohë në Kosovë kërkohet të shtohet, e specifikohet.

“Një fjali në projektligj kërkon intervenim se nuk dihet për cilat konflikte në botë po flitet, për shkak se nuk precizohet në cilin konflikt do dërgohen trupat tanë të FSK-së,” tha deputetja e VV-së, Arbëresha Hyseni, dhe shtoi se do të kërkohet mendim nga Qeveria e Kosovës dhe të përmirësohet e specifikohet saktësisht ai paragraf. Njëjtë edhe Vigan Qorolli i Vetëvendosjes tha se “kjo fjali në paragrafin 2 do duhej me u ritrajtu.

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 22 janar i kishte dhënë mandat Bordit të Paqes për çështjen e Gazës, por ajo ishte zgjeruar për të përfshirë konfliktet kudo në botë; ndërsa në Kartën e Bordit të Paqes përcaktohet si “organizatë ndërkombëtare që kërkon të promovojë stabilitetin, të rivendosë qeverisje të besueshme dhe të ligjshme dhe të sigurojë paqe të qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti.”

FSK në Gaza, mirazhet njëzër në Komision

Komisioni për Siguri miratoi njëzëri vendimin për dërgimin e FSK-së në mision ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Deputetja Ganimete Musliu tha se ky është “hap i rëndësishëm që tregon pjekurinë e shtetit”, siç e citoi Ekonomia Online. Ajo theksoi se FSK-ja është “strukturë serioze, profesionale” e gatshme për përgjegjësi ndërkombëtare.

Deputetja Shqipe Selimi deklaroi se FSK-ja është “partnere dinjitoze krah SHBA-së dhe aleatëve” në misione paqeje. Ajo shtoi se institucionet janë “të detyruara” të sigurojnë mbrojtje ligjore dhe mbështetje për ushtarët. Deputeti Fadil Hadergjonaj e quajti këtë “lajm të mirë për Kosovën”. Ai kërkoi që pjesëtarët e FSK-së të kenë “mbështetje të plotë logjistike dhe me pajisje”. Vendimi pritet të shqyrtohet në Kuvend.

Kosova në BoP

Shqipëri e Kosovë bashkërisht në kryeqytetin më të madh të pushtetit politik e ushtarak botëror, në Washington D.C, ishin ulur në tryezën inauguruese të “Bordit të Paqes” të inicuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

“Shansi është që ky Bord të jetë bordi më domethënës i mbledhur ndonjëherë, kudo”, pati thënë Donald Trump për gazetarë referuar datës së sotme të 19 shkurtit ku do të shënohet përurimi i themelimit të BiP.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që të dy do të jenë aty për nismëtarë të punës së këtij Bordi, me Tiranën zyrtare që tashmë edhe e ka ratifikuar për marrëveshje ndërkombëtare në dhomën e legjislativit.

As Kosova dhe as Shqipëria nuk janë nënshkruar për anëtarë të përhershëm me obligime financiare prej 1 miliardë eurosh. Presidenca e Kosovës në komunikatë për media shkruante se Kosova është “anëtar i barabartë me të drjeta të plota” në Bordin e Paqes.

Lajme të ngjashme