Gabriel Escobar: Të punohet menjëherë për Asociacionin - NACIONALE

Gabriel Escobar: Të punohet menjëherë për Asociacionin

1 vit më parë

nga NACIONALE

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëdimor, Gabriel Escobar, ka thënë se duhet të fillojë menjëherë puna për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumice serbe.

Madje, Escobar në një ntervistë për Radio Evropën e Lirë, ka qartësuar se kjo, duhet të jetë në agjendë gjatë diskutimit të radhës.

“Të jem i sinqertë, unë mendoj se duhet të punohet menjëherë për Asociacionin. Duhet të jetë në agjendë për diskutimin e radhës. Ne duhet të mendojmë se si ta përdorim atë për të krijuar besim në mes të Qeverisë dhe komunitetit minoritar. Kjo nuk ka të bëjë me Serbinë. Kjo ka të bëjë me marrëdhënien ndërmjet Qeverisë dhe komunitetit minoritar, në kuadër të strukturës kushtetuese të Kosovës dhe plotësisht sipas ligjeve të Kosovës.” – tha ai.

Vlen të theksohet, se siç ka raportuar Nacionale para pak minutash, Escobar, bashkë me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, aktualisht ndodhen në një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Ky takim, vjen pas zhvillimeve në veri të vendit dhe vendosjes së barrikadave në disa pika atje.

Lajme të ngjashme