Pamje: Escobar dhe Lajçak arrijnë në Qeveri, pritet të takohen me Kurtin - NACIONALE

Pamje: Escobar dhe Lajçak arrijnë në Qeveri, pritet të takohen me Kurtin

1 vit më parë

nga NACIONALE

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë arritur në objektin e Qeverisë së Kosovës, ku do të takohen me kryeministrin Albin Kurti.

Takimi pritet që të fillojë për pak, ndërsa Nacionale, mëson se do të marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Fotografi i gazetës Nacionale, Visar Kadrolli, ka siguruar pamje nga arritja e tyre në takimin me Kurtin.

Ndërkohë, Kurti, si dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë së hënës kanë mbajtur takime të tjera me diplomatin Escobar, pas të cilave nuk ka pasur deklarime për media.

As për këtë që do të mbahet sot, nuk dihet nëse do të ketë konferencë për media.

Vlen të theksohet se kjo vizitë vjen në kohën kur në very ka tensione, dhe si pasojë, janë vendosur edhe barrikada në disa pika.

Escobar dhe Lajçak, pritet që nesër të takohen në Beograd edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lajme të ngjashme