Gabim amatoresk: Ngatërrohet viti i vdekjes i Burbuqe Berishës në fotografinë që u vendos te qeveria - NACIONALE

Gabim amatoresk: Ngatërrohet viti i vdekjes i Burbuqe Berishës në fotografinë që u vendos te qeveria

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës për nderim të Ditës së Gruas ka publikuar një fotografi të disa grave të shquara të vendit tonë, të cilat vdiqën viteve të fundit.

Në këtë fotografi janë e Nexhmije Pagarushës, Leze Qenës, Sazana Çapriqit, Burbuqe Rushitit, Violeta Rexhepagiqit, Burbuqe Berishës, Vjosa Berishës, Arzana Krajës, Alije Vokshit, Edi Shukriut, Esma Mulla, Teuta Tmava, Ardita Sylejmanit, Seniha Spahiut dhe Shahindere Bërlajollit, të cilave i kanë shkruar vitin e lindjes dhe të vdekjes.

Mirëpo, tek regjisorja Burbuqe Berisha, Qeveria e Kosovës ka bërë një huqje të madhe.

Viti i lidjes dhe i vdekjes së saj është i njejt, 1970.

Berisha ka vdekur në moshën 51-vjeçare në vitin 2021.

Lajme të ngjashme