Funerali luksoz 11 milionësh në të cilin po merr pjesë Kurti në Japoni zhvillohet mes protestash e trazirash - NACIONALE

Funerali luksoz 11 milionësh në të cilin po merr pjesë Kurti në Japoni zhvillohet mes protestash e trazirash

1 vit më parë

nga NACIONALE

Teksti është përkthyer dhe kontesktualizuar.

Funerali shtetëror për Shinzo Aben në të cilin po merr pjesë kryeministri ynë Kurti ka shkaktuar zemërim të madh publik për shkak të kostos së lartë të ceremonisë dhe zbulimeve të lidhjeve të partisë së tij me një grup religjioz kontrovers.

Kurti ka bërë mbi dhjetë orë udhëtim për në Tokio dhe tashmë është njoftuar se ka mbërrirë shëndosh e mirë.

Sidoqoftë, ish kryeministri kontrovers japonez po shkakton zemërim edhe si i vdekur në vendin mik të Kosovës.

Në ceremoninë shtetërore të varrimit të tij janë mbi 4,000 të ftuar, përfshirë Zv. Presidenten amerikane Kamala Harris.

E veja e Abes, Akie, u pa në funeral e veshur me kimono të zezë, duke mbajtur hirin e burrit të saj të vrarë. I pranishëm ishte edhe princi i kurorës japoneze, Akishino, dhe të tjerë anëtarë të familjes perandorake.

Abe u vra në fillim të muajit korrik nga një burrë që raportohet t’i ketë thënë policisë se kishte shënjestruar politikanin konservator për shkak të mbështetjes që i jepte kishës së Unifikimit.

Shumë njerëz kundërshtuan funeralin duke bërë demonstrata derisa mijëra vajtues pritnin me lule në dorë dhe duke thënë lutje në parkun afër vendit ku po mbahej varrimi.

Pasi një video që shfaqte arritjes e Abes u shfaq, lideri aktual Fumio Kishida nderoi mikun dhe paraardhësin e tij.

“Ndjej dhimbje zemërthyese... Abe-san, ishe person i kurajës. Njerëzit në mbarë botën do të shohin me dashuri për kohën sa ishit në pushtet. Abe-san, kryeministër Abe, bëtë punë të mirë. Prehuni në paqë.” – tha Kishida.

Abe ka pasur një miqësi interesante me ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, që ndodhet i paraburgosur në Hagë prej tetorit të vitit 2020.

Vdekja e Abes tronditi vendin me shkallë shumë të ulët të krimeve me armë zjarri. Megjithatë, kjo vdekje solli edhe shumë mirënjohje nga liderë të mëdhenj anë e mbanë botës.

Por, vendimi i Kishidas që t’i ofronte Abes një funeral shtetëror – vetëm i dyti kryeministër që prej luftës e këndej – nxiti shumë pakënaqësi pas zbulimit të lidhjeve mes Partisë Liberal-Demokratike të Abes dhe kishës së Unifikimit.

I dyshuari për vrasjen e Abes, Tetsuya Yamagami, iu ka thënë hetuesve se e kishte shënjestruar politikanin për shkak të lidhjeve të tij me kishën. Abe nuk ishte anëtar, por iu kishte dërguar video-mesazh përgëzues në një ngjarje të vjeshtës së kaluar.

Në një studim u zbulua se gati gjysma e ligjbërësve kishin lidhje me kishën, duke ndjellur pikëpyetje në lidhje me influencën që kishte grupi konservator në qëndrimet e partisë mbi çështje të ndryshme si reforma kushtetutore dhe martesat e seksit të njëjtë.

Yamagami raportohet se kishte thënë që e kishte përçmuar kishën pasi nëna e saj, anëtare, e kishte dhuruar një shumë të madhe parash për organizatën duke e lënë familjen në rrënoja financiare.

Në bazë të sondazheve të kryera, dilte se shumica e popullit japonez kundërshtonte ceremoninë e varrimit të Abes e cila kushtonte 11 milionë dollarë.

Një varrim privat për Abe-n ishte mbajtur në Tokio vetëm katër ditë pasi ai ishte qëlluar.

Lajme të ngjashme