Ftesa e Kurtit për Hamzën, PDK i kërkon të “konkretizojë iniciativën për president, pastaj ne e trajtojmë”
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj ftesave të kryeministrit Albin Kurti për takime me partitë politike në funksion të zgjedhjes së presidentit.
Nga Zyra e Informimit bëhet e ditur se kryetari Bedri Hamza i është përgjigjur Kurtit, duke kërkuar formalizimin e iniciativës përmes një letre zyrtare.
“I është kërkuar që ta konkretizojë iniciativën […] në mënyrë që të rritet serioziteti”, thuhet në reagim.
Sipas PDK-së, pas një komunikimi të tillë, çështja do të shqyrtohet në organet e partisë.
Partia thekson se çdo vendim përfundimtar do të merret në përputhje me procedurat e brendshme.