FSK pjesëmarrëse në trajnim ndërkombëtar për “Kërkim-Shpëtim Urban” në Zvicër - NACIONALE

FSK pjesëmarrëse në trajnim ndërkombëtar për “Kërkim-Shpëtim Urban” në Zvicër

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, njoftoi se pesë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke marrë pjesë në një trajnim në Zvicër për “Kërkim-Shpëtim” me ftesë nga ekipet homologe të tyre Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Franca.

Njoftimi i Maqedoncit:

Përkrah ekipeve të kërkim-shpëtimit nga Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Franca, pesë pjesëtarë të FSK-së të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare, me ftesë të Ekipit Ndërkombëtar të Kërkim-Shpëtimit të Mbretërisë së Bashkuar, dhe me aprovimin e Ekipit të Kërkim-Shpëtimit të Kombeve të Bashkuara, morën pjesë në trajnimin e organizuar në Zvicër, ku për pesë ditë me rradhë zhvilluan trajnimin "Kërkim-Shpëtimi Urban".

Pjesëtarët tanë edhe një herë treguan shkallë të lartë profesionalizmi duke dëshmuar kësisoj potencialin e jashtëzakonshëm që ekziston brenda QNTKSH për t'u shndërruar në qendër të njohur ndërkombëtarisht në fushën e kërkim-shpëtimit, me Kosovën si shtet pritës.

Lajme të ngjashme