Freedom House përmend skandalin e Rozeta Hajdarit me rezerva që e publikoi Nacionale
Freedom House ka publikuar raportin vjetor për Kosovën.
Në raportin e sapo publikuar, Kosova ka marrë 38 pikë nga gjithsej 100, duke u konsideruar si regjim tranzicional ose hibrid.
Në këtë raport janë përmendur edhe disa prej aferave korruptive. Madje, Freedom House ka përmendur dy përgjime të publikuara nga Nacionale.
Njëra nga to është afera e rezervave shtetërore, ku përfshihej Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë.
“Vetë qeveria Kurti u përball me një skandal korrupsioni në vitin 2023 që përfshinte rezerva shtetërore të pallogaritura, të cilat janë ende nën hetim” – shkruan Freedom House për rezervat shtetërore.