Franca mbështet "guximin" e djeshëm të Kosovës dhe Serbisë: Të zbatohet pa vonesë Asociacioni - NACIONALE

Franca mbështet "guximin" e djeshëm të Kosovës dhe Serbisë: Të zbatohet pa vonesë Asociacioni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Serbia dhe Kosova mbrëmë në Bruksel u pajtuan me propozimin franko-gjerman që tashmë ka marrë edhe emër të ri. E një reagim interesant e ka bërë Ministria e Punëve të Jashtme të Francës.

“Franca e mirëpret këtë vendim të guximshëm të të dy vendeve. Tani presim që Serbia dhe Kosova të angazhohen pa rezerva dhe me të njëjën frymë kompromisi në zbatimin e kësaj marrëveshjeje thelbësore për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Franca gjithashtu kujton se të gjitha marrëveshjet që tashmë janë përfunduar në kuadër të dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian duhet të zbatohen pa vonesë, duke përfshirë dispozitat që kanë të bëjnë me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe,” – thuhet në deklaratën e lëshuar, transmeton Kosovo-Online.

Më tej, thuhet se Franca mbetet plotësisht e përkushtuar në mbështetje të ndërmjetësimit evropian, për të arritur progres të shpejtë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, kryeministri Kurti ka thënë se do ta nënshkruante marrëveshjen po të kishte vullnet edhe nga pala serbe. Në anën tjetër, presidenti serb Vuçiq ka thënë se Kurti ishte këmbëngulës për çështjen e Asociacionit.

Lajme të ngjashme