FOTO: Kurti largohet nga seanca ku po diskutohet për tri projektligjet që i kritikoi ashpër BE-ja
Kuvendi i Kosovës po mban seancë ku po diskutohet për tri projektligjet problematike që u kritikuan nga Bashkimi Evropian.
Paraprakisht, u mbajt një seancë për Përkujtimin e Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë- Bosnje e Hercegovinë.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, menjëherë pas miratimti të deklaratës, është larguar nga seanca e Kuvendit.
Aktualisht, po diskutohet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Projektligjit Këshillin e Pavarur të Mediave.
Dy projektligjet e para janë në lexim të dytë, kurse i treti është në lexim të parë.

