Fondi i BE-së për rritje ekonomike: Kosovës e Serbisë u bëhet me dije se do të vlerësohen individualisht - NACIONALE

Fondi i BE-së për rritje ekonomike: Kosovës e Serbisë u bëhet me dije se do të vlerësohen individualisht

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në Komisionin e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Buxhet është diskutuar edhe në lidhje me fondet e BE-së për rritje ekonomike të Ballkanit Perëndimor.

Sërish, aty është përmendur që për Kosovën dhe Serbinë do të ketë kushte specifike për përfitimin e mjeteve, dhe këto lidhen pikërisht me dialogun.

Drejtori i Përgjithshëm i BE-së në Negociatat për Zgjerim dhe Fqinjësi, Gert Jan Koopman ka deklaruar që kushtet për Kosovën e Serbinë do të jenë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në normalizimin e marrëdhënieve.

“Kushtet specifike do të jenë për Kosovën dhe Serbinë, që të angazhohen në mënyrë konstruktive në normalizimin e raporteve. Kjo do të bëhet në mënyrë individuale për secilin nga këto dy vende. Me fjalë tjera, nëse njëri vend nuk avancon, vendi tjetër nuk do të pengohet, nëse avancon në reforma.” – ka thënë ai, sipas “REL”.

Ndërkohë, në lidhje me planin e rritjes para pak ditësh u deklarua edhe kryeministri Kurti:

“Ne kemi planin e rritjes i cili do të sjellë mbështetje financiare gjashtë miliardë euro për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që duan të hyjnë në Bashkimin Evropian, dhe meqë rast mbështetja financiare varet nga puna dhe performanca veç e veç, ku nëse shtetet ne Procesin e Berlinit arrijnë diçka pozitive ajo automatikisht bartet në Planin e rritjes, ndërkaq nëse shtet pengojnë njëra tjetrën nuk ka efekt te plani i rritje,s në bazë të këtij plani i cili është ideuar nga Ursula Von der Leyen, shtetet mund ta bllokojnë vetëm vetveten jo njëra tjetrën”.

Vlen të theksohet se ky plan parasheh rreth 6 miliardë euro ndihmë për shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Lajme të ngjashme