Fondaj: S’ka qenë pjesëtar i FARK-ut, kam qenë pjesëtar i UÇK-së - NACIONALE

Fondaj: S’ka qenë pjesëtar i FARK-ut, kam qenë pjesëtar i UÇK-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ushtari i Zonës Operative të Pashtrikut, Kurtesh Fondaj, po e vazhdon dëshminë e tij në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë.

Në seancën e sotme, ai u është përgjigjur pyetjeve të avokatëve të të akuzuarve.

Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, Fondaj ka mohuar se ka qenë pjesëtar i FARK-ut.

Ai ka thënë se ka qenë UÇK.

Është e vërtetë se ka ekzistu formacioni UÇK dhe fillimisht ka ekzistu Ministria e Mbrojtjes në Qeverinë Bukoshi, mirëpo edhe formacionet që janë formu në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes janë quajt FARK. Në periudhën tetor-nëntor, ka pas iniciativa edhe kogja shumë përpjekje që këto dy subjekte ushtarake të unifikohen në një dhe gjatë fazës së muajit nëntor është arritë një marrëveshje ushtarake për unifikim të ushtrisë. Për sa i përket mua, unë si pjesëtar i FARK-ut nuk kam qenë, unë kam qenë pjesëtar i UÇK-së. Por edhe dje gjatë intervistave e përmenda se FARK-u në territorin e Kosovës kanë vepru si njësi e UÇK-së. Pra, ata e kanë pas edhe emblemën edhe i kanë raportu Shtabit të Përgjithshëm në nivel të Kosovës dhe jo Ministrisë së Mbrojtjes. Kur them ‘jo’, kjo mundet me qenë me rezervë, por që i kanë raportu Shtabit të Përgjithshëm është evidente”, është përgjigjur deshmistri Kurtesh Fondaj.

Ky i fundit është përgjigjur edhe në pyetjet e avokatit të Kadri Veselit, Ben Emerson, raporton Betimi për Drejtësi.

Lajme të ngjashme