Flet qytetari që u arrestua, e më pas u lirua nga policia serbe: Përveç civilëve, të tjerët u sollën mirë - NACIONALE

Flet qytetari që u arrestua, e më pas u lirua nga policia serbe: Përveç civilëve, të tjerët u sollën mirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy qytetarë që u arrestuan para dy ditësh nga Policia e Serbisë, derisa u liruan sot, kanë folur për Nacionalen.

Njëri prej tyre, në një bisedë me gazetarin Vullnet Krasniqi ka thënë se arrestimi i tyre ishte bërë nën dyshimet për dëmtim të disa kontejnerëve të një kompanie në Merdarë.

“Na shkruajten në atë raportin e tyre, na dërgun për Kurshumli. Dy orë tri nuk na kanë tregu arsyen, pastaj na tregoi avokati i shtetit, që ka ardhë prej shtetit. Jo, vetëm avokatin e tyre, serb ishte. Pas kësaj, me datë 2.3.2022, gjoja se disa kontejnerë të një kompanie në Merdarë ishin dëmtu dhe tha dyshojmë se jeni ju.” – tha ai, derisa tregoi se po shkonin në Gjermani për të marrë një veturë.

Qytetari i ka thënë Nacionales se policët, përveç dy civilëve që i arrestuan, janë sjellë shumë mirë dhe u kanë thënë që kjo çështje ka të bëjë vetëm me politikë.

“Kurrfarë, ma të voglin argument nuk e kanë pasë, vetëm dyshim. Përpos atyre dy civilëve, të tjerët na thonin, u sillnin shumë mirë, na thonin që kjo është vetëm politikë. Na thanë që nuk ka asgjë të bazuar, veç politikë, ata policët me uniformë që ishin. Aty kur shkuam ishin kon edhe dy persona tjerë, që ia kishin blloku kamionët. Për të njëjtën akuzë. Prej aty na caktuan masën 48 orë ndalesë, na dërguan në Prokuplje. Na dërguan me veturë të policisë. Sjellja e policëve të tjerë, përpos dy civilëve, dhe policit që i dërgoi dokumentet, ishte shumë e mirë.” – tha ai.

Tutje, qytetari u deklarua për Nacionalen si vijon: “Kur e panë arsyen, qeshën, edhe e sillnin kokën. Ata e dishin çka është puna, domethënë që nuk jemi fajtorë. Kemi ndejt aty deri sot, sot e kemi pasë gjyqin këtu. Na kanë pru këtu katër persona”.

Ai tha se arsyeja që i liruan ishte për shkak që dyshimet ishin pa bazë dhe pa argumente.

“Arsyetimi që na liruan, ishte pa bazë, dmth pa argumente. Ata dy të tjerët i kanë fut në një qeli tjetër, neve në një qeli tjetër. Kushtet ishin jonjerëzore, qelia ishte katër me dy, një toilet i papastërt, një qeli e papastër, shtrerët të këqinj, pa batanije, shumë keq. Gardianët e dinin që jemi shqiptarë, nuk ka pasë provokime, u sillnin shumë mirë. Nuk na kanë liru as pauzë, kemi ndejt veç në qeli më shumë se 30 orë.” – tha ai.

Tutje, qytetari ka porositur diasporën që mos të kalojnë kah Serbia, kur të vijnë për pushime në Kosovë.

“Diasporës nuk ia kisha rekomandu me i ra kah Serbia, ka rrugë të tjera, është shkaku i gjendjes, minimum derisa të qetësohet pak gjendja, me bo me i ndalu, kanë të drejtë 3 muaj me të dhënë paraburgim.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme