Flet Mehmetaj pasi u gjobit mërgimtari që e kërcënoi: Dëgjojnë sulmet e kryeministrit, ministrit, burrit të presidentes ndaj mediave - NACIONALE

Flet Mehmetaj pasi u gjobit mërgimtari që e kërcënoi: Dëgjojnë sulmet e kryeministrit, ministrit, burrit të presidentes ndaj mediave

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Lirim Mehmetaj ka folur pas dënimit që iu dha mërgimtarit që e kërcënoi.

Ai në një intervistë të shkurtër për Nacionale, ka thënë se dënimet e vogla motivojnë edhe të tjerët.

“E para, mirë që u dënu Duhet me kuptu që për komente në Facebook, t’u kërcënu sikur rasti specifik, dënohen.

Edhe kjo është mirë. Cka nuk është mirë është fakti që u dënu me gjobë, e kjo naj sharlatan që thotë kështu diçka, ja vlen me kërcënu publikisht për kaq para.

Nëse gjykata vazhdon me dënime të lehta, e mundëson gjuhën brutale në rrjete sociale, por këta kanë vendosë praktika të tilla dhe duhet me i luftu edhe më shumë” – tha ai.

“Tash parameno ky i dënuari, kur dëgjon Kurtin t;’u thonë gazetarë të Serbisë, duke gënjy që një gazetar ka tokë me Radojiciqin, kur e dëgjon burrin e presidentes, Faton Pecin...atëherë ky i thotë vetit pse edhe unë jo. Ama ata kanë mekanizma mbrojtës, e këta nuk i kanë, e bëhen viktima” – u shpreh tutje.

Video e plotë:

Lajme të ngjashme