Fjalë për fjalë në linjë me Kurtin, Osmani: Zbatimi i marrëveshjes të bëhet pa kushte, e jo Serbia të mos ketë asnjë detyrim
Me të njëjtat fjali dhe të një njëjtën frazim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar që Marrëveshje Bazë “të zbatohet në plotni, pa kushte nga të dyja palët”, duke folur nga New York-u në një prononcim për televizionin RTV21.
Osmani, e cila ndonëse në fillim e kishte quajtur “absolutisht të papranueshme” mospërfshirjen e njohjes së ndërsjellë në marrëveshjen franko-gjermane, tash kërkon “zbatim të plotë” dhe jo, siç thotë ai, në zbatim të mos ketë “asnjë detyrim për Serbinë dhe ajo ta bëjë atë që rëndom dhe që e ka bërë tradicionalisht gjatë këtij procesi të dialgout pra të ikë nga implementimi”.
Osmani, e cila provon të qëndrojë në një vijë të hollë mes qëndrimeve rigoroze të Kurtit dhe qortimeve edhe më të rrepta amerikane ndaj Kurtit, qëndron krah këtij të fundit në frazime për dialogun.
“Dhe natyrisht njohja reciproke është ajo që jo vetëm do ta përmbyll dialogun, por natyrisht do të sigurojë paqe afatgjatë dhe poashu stabilitet në rajon. Ne si palë konstruktive kemi pranuar planin franko-gjerman dhe tani është koha që ai të zbatohet në plotni, pa kushte e të zbatohet nga të dyja palët, e jo vetëm Kosova ta zbatojë pjesën e saj e pastaj mos të ketë asnjë detyrim për Serbinë dhe ajo ta bëjë atë që rëndom dhe që e ka bërë tradicionalisht gjatë këtij procesi të dialgout pra të ikë nga implementimi”, i tha Osmani RTV21.
Vjosa Osmani, kërkoi “balanc” në dialog, gjë që, siç thotë ajo, “kyçe”; teksa ka kritikuar edhe sanksionet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.
“Po aq kyce është edhe heqja e masave nga ana e BE-së të cilat janë terësisht joprofesionale, nuk ka asnjë arsye të jenë më në fuqi, për shkak se situata në veri nuk është më e tensionuar . Kosova ka marrë të gjitha hapat që të krijohet baza ligjore për zgjedhjet e reja në veri, po ashtu është reduktuar numri i forcave policore dhe në të njëjtën kohë i është rikthyer dialogut. Këto kanë qenë tri kushtet e paraqitura në deklaratën e 3 qershorit dhe shpresojmë se pas këtyre komunikimeve të shumta intensive që i kemi këto ditë edhe shtetet e Bashkimit Evropian do të marrin iniciativë që ato të heqen.”, tha Osmani