Deputeti britanik me fjalim të zjarrtë pro Kosovës: E ndalëm gjenocidin më 1999, Serbia shqetësohem se do shkaktojë dhunë
Deputeti i parlamentit të Britanisë së Madhe, Alex Sobel, ka dhënë një fjalim jashtëzakonisht përkrahës për Kosovën. Në fjalimin e tij të fuqishëm pro Kosovës, z. Sobel theksoi se është i shqetësuar nga mundësia që Serbia të shkaktojë dhunë në Kosovë.
Në fjalimin e tij gjatë nje seancë në Kuvend, ai ka theksuar se Serbia duke dëshiruar të shkaktojë dhunë, e kërcënon edhe paqen në rajon.
“Dua të ndaj shqetësimet e Kosovës se Serbia do të shkaktojë dhunë në Kosovë, duke kërcënuar paqen dhe stabilitetin në vend e rajon.” - tha ai.
Sobel, që duket të jetë i mirëinformuar për historinë dhe politikën e Ballkanit Perëndimor, deklaroi se të njëjtën gjë Serbia e bëri në Bosnje dhe Hercegovinë.
“Serbia tashmë e ka bërë një gjë të tillë në Bosnje dhe Hercogevinë, përmes “Republikës Srbska” dhe në Mal të Zi dhe po tenton të njejtën gjë në Kosovë.” – theksoi deputeti.
Ndryshe, disa ditë më parë profesori në Universitetin “John Hopkins” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Edward P. Joseph, ka mbajtur një fjalim të zjarrtë në Komisionin për Punë të Jashtme në Dhomën e Ulët të Kuvendit të Britanisë së Madhe.
Gjatë dëshmisë së tij, Joseph argumentoi në favor të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Ukraina dhe shteteve tjera të BE-së që s’e kanë njohur Kosovën.
“Pse? Nëse Zelensky ngrihet dhe thotë: “Njohja e Kosovës nga Ukraina u shërben interesave të Kievit”, kjo do të mund ta nxiste Greqinë që, gjithashtu, ta njihte Kosovën. Kjo do të krijonte momentum të fuqishëm për Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën që ta ndjekin rrugën e njëjtë. Kjo do të krijonte një zgjedhje për vendet e tjera mosnjohëse: ose qëndroni me presidentin Zelensky për Kosovën, ose qëndroni me Putinin.” – shtoi ai ndër të tjera.
