Fjalë të rrezikshme: Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi etiketon mes politikanësh edhe gazetarin Halil Matoshi
Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, dje e ka etiketuar edhe gazetarin Halil Matoshi në një postim në të cilin sulmon opozitën.
“Kështu duket një front i përbashkët, që përpos i kundërvihet kryeministrit të vendit, me deklaratat e tyre praktikisht arsyetojnë e shfajësojnë veprimet e Vuçiqit...”- thotë z. Rrustemi.
Mes figurave të vëna në një fotografi të përbashkët nga Rrustemi, janë edhe Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj e politikanë tjerë.
Por, aty ndodhet edhe gazetari Halil Matoshi.
Postimi i Matoshit ishte: “A ka Plan B, Qeveria Kurti?” – duke iu referuar zhvillimeve të fundit në veri.
Për fat të keq, ky postim është shpërndarë edhe nga aktivisti i Vetëvendosjes me ndikim të madh në parti, Elvis Hoxha.
