Fjalë, fjalë, fjalë: Përfundon seanca e Kuvendit për tre policët e kidnapuar
Seanca e Kuvendit të Kosovës, e ftuar nga grupet parlamentare, ku u diskutua rreth kidnapimit të tre policëve kosovarë nga Serbia në veri të Kosovës, ka përfunduar.
Pas më shumë se 4 orë, Kuvendi i Kosovës i dha fund diskutimeve, të cilatu përcollën me përplasje mes pushtetit dhe opozitës.
“Shihemi në seancën e radhës” – tha shkurt z. Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Ndryshe, dy orë pas fillimit të seancës, kryeministri Albin Kurti e lëshoi sallën e Kuvendit, nën arsyetimin se ka një takim të rëndësishëm.
