Fitorja e VMRO-së, Ajdini: Do të ul pazarin për koalicion me partitë shqiptare - NACIONALE

Fitorja e VMRO-së, Ajdini: Do të ul pazarin për koalicion me partitë shqiptare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Politik Gazmend Ajdini ka treguar për pasojat që do të mund të sjell fitorja e thellë e VMRO-së në zgjedhjet e stome parlamentare.

Ai ka bërë me dije se kjo fitore do ta ulë pazarin për koalicion me partitë shqiptare.

Në emisionin “Debat Plus”, ai ka thënë se subjektet shqiptare duhet të kenë kujdes në bashkëpunim me VMRO-në.

“Fitorja e VMRO-DPMNE-së tregon disponimin e elektoratit maqedonas. Ata kanë probleme me Bullgarinë me Greqinë, mirëpo gjithmonë fajtorët i gjejnë tek shqiptarët. Fuqizimi i VMRO-së do ta ul shumë pazarin për marrëveshje koalicioni me partitë shqiptare. Partitë shqiptare duhet të vendosin me limite në bashkëpunim me VMRO-në, nuk guxojmë ta sjellim situatën të vendos vetëm VMRO për përmbërjen parlamentare, ta sjellim gjendjen më keq se në vitet e 90-ta”, është shprehur ai./TvKlan.mk.

Lajme të ngjashme