Fitore Pacolli lavdërohet në stilin e Kurtit: E kemi stërthyer rekordin me punë në komision - NACIONALE

Fitore Pacolli lavdërohet në stilin e Kurtit: E kemi stërthyer rekordin me punë në komision

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Fitore Pacolli, është lavdëruar për punën që ka bërë gjatë vitit 2022.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se nën drejtimin e saj ky komision ka thyer dhe stërthyer çdo rekord të punës.

Për këtë, ajo ka falënderuar anëtaret dhe stafin e këtij komisioni parlamentar për angazhimin.

“E kemi thyer e stërthyer rekordin me punët që kemi kryer gjatë vitit 2022 në Komisionin për Mjedis 🤩 Në cilësinë e Kryetares së Komisionit për Mjedis falenderoj të gjithë deputetët anëtarë të Komisionit dhe stafin mbështetës. Le të vazhdojmë me thyerjen e rekordeve edhe në vitin 2023”, ka shkruar Pacolli.

Gjatë vitit të kalua edhe kryeministri Albin Kurti lavdërohej nën qeverisjen e tij po ia thyejnë rekordin vetes për rritje ekonomike.

Lajme të ngjashme