Fillon tubimi i serbëve afër objekteve të komunave në veri
Protestuesit serbë kanë filluar të mblidhen mblidhen në veri të vendit. Kjo është dita e tretë prej kur filloi të premten e 26 majit. Kryetarët e ri po kundërshtohen nga serbët lokalë. Vetëm dje u lënduan 25 ushtarë të KFOR-it.
Si ditëve të tjera, serbët e veriut kanë filluar të mblidhen përsëri para objekteve të komunave, ku pranë objekteve janë parë pjesëtarë të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.
Të hënën, protestuesit serbë u mblodhën para objekteve të komunave të Leposviqit, Zveçani dhe Zubin Potokut për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë që të punojnë nga objektet komunale.
Në Leposaviq e Zubin Potok situata ishte me e qetë, mirëpo në Zveçan pati tensione e dhunë nga protestuesit.
Si pasojë e dhunës së serbëve, 25 ushtarë të KFOR-it mbetën të plagosur, gjë e cila u dënua gjerësisht nga ndërkombëtarët dhe politikanët vendor.
Gjatë mbrëmjes ka reaguar edhe NATO. NATO-ja ka dënuar sulmet e paprovokuara kundër trupave të KFOR-it.
“NATO dënon fuqishëm sulmet e paprovokuara kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilat kanë çuar në plagosjen e një numri prej tyre. Sulme të tilla janë krejtësisht të papranueshme. Dhuna duhet të ndalet menjëherë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet që nxisin më tej tensionet dhe të angazhohen në dialog. KFOR-i do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.” – deklaroi zëdhënësja e NATO-së, Oana Lungescu.
Kjo dhunë u dënua edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe udhëheqesit e tjerë të vendit.
Më tej, protestuesit përdorën dhunë edhe ndaj medieve e gazetarëve që po raportonin nga veriu.
Ndërkohë, shtetet e QUINT-it kanë pasur takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për situatën në veri të vendit. Në këto takime u kërkua që të depërshkallzohet situata në veri.
"Sot pata një takim me ambasadorët e QUINT dhe ambasadorin 🇪🇺. Unë ndaj shqetësimin për dhunën dhe sulmet e dënimit kundër Policisë së Kosovës, NATO_KFOR-it & gazetarë. Mbishkrimet ultra-nacionaliste serbe mbi automjetet e NATO-s janë një kujtesë e errët në Kosovë. Ne mbrojmë paqen dhe sigurinë." - ka shkruar Kurti.



