Fillon takimi i Presidentes Osmani me partitë politike
Ka filluar takimi i presidentes Vjosa Osmani me përfaqësuesit e partive politike, ku do të diskutohet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.
Në këtë takim është duke marrë pjesë kryeministri Albin Kurti.
PDK-ja në këtë takim po përfaqësohet nga nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, kurse LDK-ja po përfaqësohet nga Imri Ahmeti, kryetar i komunës së Lipjanit.
AAK-ja ka bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në këtë takim.