Fillon propaganda e mediave të Vuçiqit: Kurti pushton veriun, dërgon forcat speciale - NACIONALE

Fillon propaganda e mediave të Vuçiqit: Kurti pushton veriun, dërgon forcat speciale

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Menjëherë ka filluar propaganda e mediave të kontrolluara nga Aleksandar Vuçiq, ku ato tashmë kanë shkruar se ka filluar "pushtimi" i Mitrovicës së Veritu.

Mediat serbe po ashtu njoftojnë se midis 200 dhe 300 forca speciale të armatosura të Kurtit marshuan në këmbë, të shoqëruar nga automjete të blinduara të shumta, në drejtim të Mitrovicës së Veriut.

"Albin Kurti me sa duket ka nisur një përpjekje përfundimtare për të pushtuar veriun. Forcat speciale kanë bllokuar tërë Mitrovicën dhe nuk lejojnë as filmim e as fotografim. Anëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës hodhën dy bomba shokuese" thuhet në shkrimin e mediumit të kontrolluar nga Vuçiq.

Lajme të ngjashme