Fillon mbledhja e protestuesve, Molliqajt i bashkohet Nisma dhe OVL-UÇK - NACIONALE

Fillon mbledhja e protestuesve, Molliqajt i bashkohet Nisma dhe OVL-UÇK

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kanë filluar të mblidhen në shesh protestuesit që pritet të protestojnë kundër Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe në Kosovë.

Pamjet që publikojnë disa media shihet se kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqajt, i janë bashkuar zyrtarët e OVL-UÇK-së dhe disa zyrtarë të Nismës.

Protesta e PSD-së pritet të fillon në sheshin “Zahir Pajaziti” për të vazhduar më pas në drejtim të qeveris.

Në protestë është parë edhe deputeti i PDK-së, Hysen Berisha.

Më herët, Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së protestes që so të mbahet sot, kanë bërë përgatitje operacionale policore.

Lidhur me këtë PK-ja, ka filluar me kohë përgatitjen dhe ndërmarrjen e masave që kanë për qëllim mbarëvajtjen e protestës, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë për qytetarët, mbrojtjen e pronës dhe ofrimin e sigurisë në trafik”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme