Fillojnë sulmet: Hoxha i VV-së linçon gjyqtarin që e liroi nga paraburgimi Pantiqin, ia publikon foton
Deputetët e zyrtarë të Vetëvendosjes, kanë filluar sulmet e linçmet ndaj gjyqtarit, Mentor Bajraktari, i cili raportohet se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për lirimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq.
Deputetë e VV-së dhe zyrtarët e kësaj partie menjëherë pas lirimit të Pantiqit, ka filluar publikimin e fotogarfisë së Bajraktari duke nxitur urrejtje ndaj tij.
Bile zëdhënësi i KQZ-së, Arlind Manxhuka e quajti akttradhtie vendimin për lirimin e Pantqit, duke e konsideruar tradhtar gjyqtarin.
“Ky aktlirim është akttradhëti.”, ka shkruar Manxhuka.
Mënjëherë pas tij, ka reaguar edhe më i zëshmi për linçime të personave publikë, anëtari i Kryesisë së VV-së, Elvis Hoxha.
“Edhe Mentor Bajraktari u bë i njohur.”, ka shkruar Hoxha duke ia publikuar edhe fotografinë Bajraktarit.
Më tej, deputeti i VV-së, Dimal Basha ka akuzuar gjyqytarin që ka liruar Pantiqin, duke pyetur se si është e mundur se “një gjyqtar normal arrinë me vlerësu se terroristi qenka më sigurt n’shpi se n’burg?”.
“Po me pas qenë n’Serbi i kish shqiptu masë ma t’randë se ky n’Kosovë. Nuk ka veting që ta hjek tutën, po as që ta shton dozën e patriotizmit!”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Ndërsa një përkrahës i VV-së, Nezir Kraki, i quajti “debilla” të gjithë ata që e kritikojnë qeverinë për lirimin e Pantiqit.
Me gjuhë ofenduese, Kraki thotë se lirimi u ba nga “sistemi kriminal” i drejtësisë.
“Personalisht nuk e di a eshte ide e mire a jo lirimi i tij, por kjo deshmon qe sistemi qe kishte « zhdukur » fletarrestin per Radojqiqin eshte i njejti qe e liron Pantiqin.”, ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë se Pantiq ishte arrestuar më 10 dhjetor dhe atij ishte caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.
Pa u bërë 30 ditë, Pantiq është liruar në arrest shtëpiak.
