Ferid Idrizi: Pantina sonte e jashtëzakonshme, bashkë me qytetarët drejt zhvillimit të Vushtrrisë
Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, njëherit edhe kryetar aktual, Ferid Idrizi, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Pantinë. Në këtë tubim, Idrizi u shoqërua nga kandidatja për Kuvendin Komunal, Leonita Osmani.
“Pantina sonte e jashtëzakonshme! Së bashku me kandidaten për Kuvendin e Komunës, Leonita Osmani, takuam banorët e fshatit Pantinë, të cilët na pritën me shumë entuziazëm dhe energji pozitive. Biseduam për projektet e mandatit të ri, mandat të cilin e nisim pas 12 tetorit me vizion të qartë për zhvillimin e Vushtrrisë,” ka shkruar Idrizi.
Ai ka theksuar se fushata po vazhdon me përkrahje të madhe nga qytetarët, të cilët besojnë në vizionin dhe punën e bërë gjatë mandatit të kaluar.