Feraj për situatën në veri: Ambasadori amerikan paska dënuar bandat serbe, opozita Qeverinë Kurti - NACIONALE

Feraj për situatën në veri: Ambasadori amerikan paska dënuar bandat serbe, opozita Qeverinë Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Hysamedin Feraj i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar për situatën në veri të vendit, aty ku përzhkallëzimet kanë venë në pikëpyetje mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në 4 komunat me shumicë serbe.

Sipas Ferajt, për krejt këtë situatë, ambasadori amerikan ka fajësuar bandat serbe, ndërsa opozita qeverinë e Kurtit.

“Për dhunën ndaj zgjedhësve: ambasadori amerikan paska dënuar bandat serbe, opozita qeverinë e Kurtit!” ka shkruar Feraj.

Kujtojmë se ambasadori amerikan sot gjatë ditës përveq se ka dënuar sulmet që po vijnë nga bandat atje, gjithashtu ka shtuar faktin se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve.

Opsionin për shtyerjen e zgjedhjeve e ka diskutuar sot edhe Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, duke thënë se mendimi i ambasadorit amerikan, ka qenë një opinion i tij, por se vlerësimin e situatës e bëjnë institucionet e vendit.

Lajme të ngjashme