Feraj e Hoxha i vërsulen Escobar-it, i kujtojnë “300 spartanët kundër Zerksit” dhe i thurrin ‘mit’ me emër të lakuar “Ekso-bari” - NACIONALE

Feraj e Hoxha i vërsulen Escobar-it, i kujtojnë “300 spartanët kundër Zerksit” dhe i thurrin ‘mit’ me emër të lakuar “Ekso-bari”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kur e lexon, përveç se është i (t)errët në germa dhe fjalia e tij ka një atmosferë të zezë e tejet të hidhët, 'filozofi' kontraverz i Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, ka provuar të thotë diçka në mënyrë krejtësisht të çuditshme; e që në fund s'arrin të përçojë as kuptim. Krejt kjo për të goditur Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar; pas një deklarate të këtij të fundit dhënë për Zërin e Amerikës, se “nuk e beson” që Kosova, një vend me një popullatë 1.5 milionë banorëshe, mund të shkaktojë ndryshime në taktikat e perëndimit – kjo referuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili paramendoi të ketë hetuar një konspirim mes ndërmjetësve evropianë dhe presidentit serb, Aleksamdar Vuçiq, për të jetësuar “vetëm gjysmërisht” Marrëveshjen Bazë mes Kosovës dhe Serbisë.

Hoxha e mendon veten të zot për t’i thurrur një mit me nuanca të frikshme Esocbar-it, duke ia shtrembëruar edhe emrin – Ekso-bari; i.e, çoban. Hoxha pretendon të funksionalizojë filozofë si Sartri dhe figura antike famëkeqe si Herostratusi grek për të mbërrirë te një mit i vetëdizajnuar me të cilin tenton të jep një tablo për Escobar-in; që bar-in ia shtrembëron në bari.

Sikur të ishte një Aleksandër Dugin që shkruan shqip, Elvis Hoxha, thotë kështu:

Lindi ai çka do të quhet, nisur nga emri i rrëfimtarit, miti i Exobariut. Herojtë e mitit quhen Çajkall dhe Hell. Sartri na kishte paralajmëruar për mbërritjen e të dytit, por e kishte quajtur Herostrate. Në njërin prej versioneve, Herostrati kishte vetinë t'i shihte njerëzit si miza. Eh pra, në mitin e Exobariut flitet për një vend ku banojnë 40 mijë njerëz të quajtur serbë dhe 1 milionë e gjysmë miza të quajtur shqiptarë. Ju e dini se ç'bëhet me mizat”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Se ku i gjen këto referenca dhe se si i lidh ato për të formësuar ndonjë kuptim qoftë edhe elementar (se për filozofik as që bëhet fjalë) e di vetëm Hoxha,

Për më tepër, ai vazhdon edhe më tej sulmin ndaj Escobar-it, thotë se diplomati amerikan “nuk e di që në 1 milion e gjysmë kanë lindur Skënderbeu dhe familja Jashari”.

Edhe thuajse-binjaku i tij në mendime dhe angazhim, Hysamedin Feraj, i është bashkëngjitur në sulmin ndaj Escobar-it. Ky duke u thirrur në raport forcash të betejave antike mes Xerxes-it dhe spartanëve (mbase ka parë filmin 300 spartantët me Mbretin Leonidas dhe është frymëzuar); kjo përshkak të raportit krahasues të 700 milionë banorë të komunitetin Trans-Atlantik dhe Kosovës që numëron (mbase) 1.7 ose 1.8 milionë banorë rezidentë.

Feraj, i cili s’mund të krehë një fjali në rend dhe rregull shkruan se “Renditja e ushtrive.... të shifrave, dëshmon dështimin e diplomacisë dhe vdekjen e argumentit”.

Ngjashën me të Darit kundë Aleksandrit, e të Kserksit kundër spartanëve (300)! Ngjashëm me raportin e aleancës Kinë- Indi- Rusi përballë euro-atlantikasve: 4 000 000 000 përballë 700 000 000”, ka shkruar Feraj.

“Eskobari ka vendour shifrat në gjuhë totale, mbasi ka pak gjasë që, si në atë gjuhë, edhe në fakt kampet të jenë totalisht të një mendjeje. Gjithsesi, sipas Escobarit, Kosova e ka të humbur drejtësinë përballë euro-atlantikasve, dhe këta përballë kino-indiano-rusëve. Bota ka vuajtur përherë totalitarizmin që ka reduktuar popujt në shifra, drejtësinë në dhunë, të vërtetën në numrin e përkrahësve. Renditje totale e popujve kundër njëri-tjetrit vë në sprovë njeriun, si individ e popujt si bashkësi, vlerat, drejtësinë. Në fund, totalitaristët kanë humbur, viktimat e tyre kanë fituar!”, ka shkruar Hysamedin Feraj.

Pyetja në fund, shtrohet ndaj kujt: ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë bombarduar për 78 ditë Serbinë për të ndaluar spastrimin etnik dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve: e ku po ky komunitet 700 milionësh bombardoi Serbinë 7 milionëshe për ndalur asgjësimin e 1.8 milionë shqiptarëve.

Lajme të ngjashme