Feraj duket se po ndërron qëndrim për Zajednicën: Kurti e ndalon ose jo
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Hysamedin Feraj, duket se ka ndryshuar qëndrimin ndaj formimit të Zajednicës, të cilën më herët e kundërshtuar fuqishëm.
Tani ai pretendon se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është formuar nga qeveritë e kaluara.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kryeministri Albin Kurti nuk mund të krijojë Asociacion, por vetëm mund ta ndalojë ose jo.
“Albin Kurti, sado të dojë, nuk mundet ta krijojë asocacionin, por vetëm ta ndalojë ose jo. Sepse asocacionin tashmë e kanë krijuar të tjerët. Zajednica ka emër!”, ka shkruar Feraj.