Fejzullahu i ZRrE-së: Qytetarët nuk do të paguajnë për rrymën e veriut as me tarifat e reja - NACIONALE

Fejzullahu i ZRrE-së: Qytetarët nuk do të paguajnë për rrymën e veriut as me tarifat e reja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjsë, Ymer Fejzullahu, ka raportuar të enjtën në Komisionin për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës, ku ka thënë se që nga viti 2018 qytetarët nuk paguajnë për pjesën veriore të vendit.

Zejnullahu paraprakisht ka folur edhe për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për Energji, duke thënë se ZRRE-ja ka respektuar pjesën e tyre.

Një prej pikave që ka qenë obligim i ZRRE-së, ne e kemi përmbush. Ajo ka qenë dhënia e licencës konform Marrëveshjes së Brukselit. Ndërsa pikat tjera janë obligime për palë tjera. ZRRE-ja si palë mbështetëse në këtë rast e grupit negociator është duke i kryer obligimet e saj karshi kësaj marrëveshje. Ndërsa palët tjera mbetet që t’i kryejnë obligimet siç është përcaktu në udhërrëfyes.” – ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se deri në vitin 2018, kostoja e rrymës së shpenzuar nga komunat veriore ka qenë e përfshirë në tarifat e konsumatorëve, por që nga ky vit e edhe në tarifat e reja që priten të miratohen, qytetarët nuk dotë paguajnë për rrymën në veri.

Deri në 2018 kostoja e veriut ka qenë e përfshirë në kuadër të tarifave të konsumatorëve. Nga viti 2018 ajo kosto nuk është e përfshirë në tarifat e konsumatorëve dhe si e tillë nuk hyn. ZRRE-ja edhe sikur të don me e përfshi nuk ka të drejtë meqenëse ka një vendim të Gjykatës. Prandaj tarifat që janë të propozume për këtë vit, vitin e kalum edhe prej vitit 2018, asnjëherë, asnjë cent, asnjë kosto nuk është e përfshirë në kuadër ta kalkulimit të tarifave në kuadër të rregullatorit.” – është përgjigjur ai në pyetjen e deputetit të AAK-së, Pal Lekaj.

Ndryshe sot Bordi i ZRRE-së do të mblidhet me fillim nga ora 15:00 për të caktuar tarfiat e reja të energjisë elektrike të cilat pritet të rritën për 15 për qind.

Lajme të ngjashme