Fehlinger i bën thirrje Rumanisë që ta njohë Kosovën
Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunther Fehlinger, përmes një postimi në rrjetin social, "Twitter", i bën thirrje Rumanisë që ta njohë shtetin e Kosovës.
Ai thotë se ky do të ishte një falënderim për të gjitha shtetet perëndimore që bëjnë përpjekje që Rumania të hyjë në zonën "Schengen" dhe në Eurozonë.
‘’ I bëj thirrje Rumanisë që ta njohë shtetin e Kosovës tani, kjo do të ishte një falënderim i sjellshëm për të gjitha përpjekjet që shtetet në Perëndim i bëjnë që ju të hyni në Schengen dhe Eurozonë dhe OECD’’- tha Fehlingeri në "Twitter".
I call Romania 🇷🇴 to recognize Kosovo 🇽🇰 now, that would be kind thanks for all the effort your friends in West make to get you into Schengen and Eurozone and OECD @KlausIohannis @BogdanAurescu @SMuresan @lukasmandl @RobertaMetsola @VjosaOsmaniPRKS pic.twitter.com/PAS8nGEG2S
— Gunther Fehlinger (@GunterFehlinger) March 16, 2023