Federata Evropiane e Gazetarëve dënon fushatën e VV-së ndaj gazetarëve: Këto sjellje do t`i raportojnë në BE dhe KiE - NACIONALE

Federata Evropiane e Gazetarëve dënon fushatën e VV-së ndaj gazetarëve: Këto sjellje do t`i raportojnë në BE dhe KiE

1 vit më parë

nga NACIONALE

Federata Evropiane e Gazetarëve ka dënuar fushatën e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj gazetarëve.

Sekretari gjeneral i kësaj federate, Ricardo Gutierrez, ka vlerësuar se kjo fushatë është e neveritshme.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Albin Kurtin, kryeministrin në detyrë, e konsideron bashkëpunëtor në këto veprime skandaloze.

“#Kosova: Federata Evropiane e Gazetarëve – EFJ dënon fuqimisht fushatën e neveritshme të anëtarëve të partisë së Kryeministrit Albin Kurti. Ne e konsiderojmë atë bashkëpunëtor në këto veprime të skandaloze. Sulmi ndaj gazetarëve ad hominem është një përpjekje për t’i penguar ata të bëjnë punën e tyre dhe të vazhdojnë t’i shërbejnë të drejtës së qytetarëve të Kosovës për t’u informuar”, ka shkruar ai, duke shtuar se këto sjellje do të raportojnë në BE dhe Këshill të Evropës.

“Ky ngacmim dhe frikësim është i denjë për regjimet më të këqija autoritare. Ne nuk do të dështojmë ta raportojmë këtë sjellje të turpshme në Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe Partinë e Socialistëve Evropianë. Turp për LV dhe z. Kurti!”, ka shkruar Gutierrez.

Lajme të ngjashme