Fatmir Limaj: VV-ja ta gjejë rrugën për krijimin e shumicës, ne nuk kemi votë pa marrëveshje - NACIONALE

Fatmir Limaj: VV-ja ta gjejë rrugën për krijimin e shumicës, ne nuk kemi votë pa marrëveshje

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se nuk ka pasur takim me Albin Kurtin.

Ai tha se është obligim i VV-së të gjejë rrugë për ta krijuar shumicën.

“Pas një pauze po kthehemi në Kuvend me shpresën që gjërat tanimë janë më të qarta se para aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Ne presim që seanca të vazhdojnë sipas udhëzimit të Gjykatës Kushtetuese, e pastaj shohim si do të rrjedhin gjërat. Nuk kemi pasur takim me Kurtin, pas aktgjykimit, gjërat janë më të qarta, partia e parë me të drejtën e propozimit, ka edhe obligime, për të ndërtuar shumicë qeverisëse. Presim këto veprime t’i bëjë partia e Kurtit”, tha Limaj.

Lajme të ngjashme