Fatmir Limaj viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të dalin fitimtarë nga ky proces gjyqësor - NACIONALE

Fatmir Limaj viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të dalin fitimtarë nga ky proces gjyqësor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në Hagë.

Limaj ka thënë se vizita e tij ishte emocionale në vigjile të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës

"Emocion i veçantë që në vigjilie të 15-vjetorit të pavarësisë, t'i vizitoj dhe t'i uroj për këtë përvjetor themeluesit e UÇK-së, shpallësit e pavarësisë dhe shtetndërtimit.Miqtë dhe bashkëluftetarët e mi, Jakup Krasniqin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin e Pjetër Shalen”, - ka thënë Limaj.

Limaj është i bindur se ish-bashkëluftëtarët e tij do të triumfojnë dhe do të dalin fitimtarë nga ky proces gjyqësor.

Kjo është sprova e radhës e tyre, dhe siç janë të bindur ata në triumfin e drejtësisë, ashtu jemi të bindur edhe ne se do të dalin fitimtarë e faqëbardhë nga ky proces gjyqësor”, - thotë Fatmir Limaj.

Lajme të ngjashme