Fatmir Limaj i ashpër: Çka o kjo po dojna me shku në zgjedhje? Njerëzit kanë votu
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër për deklaratat se mund të ketë zgjedhje të reja.
Ai tha se qytetarët kanë votuar, dhe është urgjente të krijohen institucionet.
“Atë ditë ka pasur lëvizje për ato letrat, kishte letra nga partia e parë, e tretë. Po shpresoj që po hargjohen këto mundësitë, eksplorimet që po i bëjnë forcat politike. Momenti është me i thirr përgjegjësisë. Kosova duhet t’i ketë urgjentisht institucionet. Kosova nuk e ka luksin me mbet kështu. Gjendja ekonomike kurrë më keq nuk ka qenë, duhet të lëvizim edhe në diplomaci. Njerëzit kanë votuar. Përgjegjësia është e madhe. Çka o kjo dojna me shku në zgjedhje. Media e lirë është kur ju jeni të gatshëm me dëgju kur ajo që e dëgjoni është e pakëndshme për juve. Edhe në politikë njëjtë, me gjet marrëveshje me atë që nuk pajtohesh”, tha Limaj.