"Faqet e kuqe e 86 vjet”; “dielli m`i ka nxi”: Plaku nga Malisheva ia kthen lezetshëm batutën Kurtit - NACIONALE

"Faqet e kuqe e 86 vjet”; “dielli m`i ka nxi”: Plaku nga Malisheva ia kthen lezetshëm batutën Kurtit

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka dalë në terren për të “inspektuar” fushatën e korrje-shirjeve të grurit.

Në një fshat të komunës së Malishevës, ai është hipur edhe në kombajnë.

Më pas, ai ka zhvilluar një bisedë të shkurtër më një plak, të cilin e ka falënderuar për punën që e ka bërë gjatë gjithë jetës se tij.

Kryeministri është munduar të i jep gajret plakut, duke i thënë se doket shendosh e mirë.

Faleminderit për këtë mikpritje dhe kontributin që ke dho, edhe tek je shëndet e mirë. Qeshtu faqet e kuqe e 86 vjet, nuk kam pa”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, plaku në shaka ia ka kthyer se çka ka ndikuar në faqet e tij.

Dielli mi ka nxi”, ka thënë plaku me plis në kokë.

I pari i qeverisë ia ka thënë plakut se nuk ka nevojë shtagën(bastunin) që e mbante në dorë.

Muj edhe një sen me të thanë: qet shtagë po e bajshe për s`rani”, është shprehur Kurti.

Një video e publikuar nga Sinjali tregon se gjithë kjo bisedë në mes të kryeministrit Kurti dhe plakut nga Malisheva është përcjell me të qeshurat të shumta.

Lajme të ngjashme