Fadil Hadërgjonaj: VV-ja dhe Albin Kurti po manipulojnë me Avni Deharin
Deputeti i LDK-së, Fadil Hadërgjonaj, ka thënë se ndryshimi i mënyrës së votimit, është arbitrar.
Ai tha se VV-ja po e manipulon Avni Deharin.
“Kjo që po shohim sot, më i moshuari, që për më tepër është drejtues i kësaj seance, nuk po ushtron as autoritetin që ia jep tradita, e as aftësitë që ia jep Kushtetuta. Ligji nuk njeh moshë, është obligativ, normat kushtetuese nuk janë sygjerime, obligime. Ndryshimi arbitrar i mënyrës së votimit, nga i hapur, të fshehtë, në mungesë të shumicës, bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Partia e parë, përmes liderit të saj, dhe eksponentëve politik, po manipulon me figurën e më të moshuarit”, tha ai.