EUROPOL-i ngren alarmin: Gjendja është dramatike, krimi i organizuar në rritje - NACIONALE

EUROPOL-i ngren alarmin: Gjendja është dramatike, krimi i organizuar në rritje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Agjencioni evropian ligjzbatues evropian EUROPOL ka ngrerë alarmin se “krimi organizuar është në rritje anegjerë Evropës”, duke shtuar se ka rritje në prirjen për dhunë midis rrjeteve kriminale, siç e citoi Radio Evropa e Lirë (shërbimi në gjuhën serbe).

"Krimi i organizuar është në rritje. Shfrytëzohet çdo dobësi," tha shefja e Europol, Catherine De Bol për revistën gjermane Der Spiegel.

Tregtia në rritje e drogës nxiti dhunën, tha De Bol. Prodhimi i kokainës po lulëzon në Amerikën Jugore dhe Qendrore dhe Evropa është e përmbytur me drogë, sipas Europol.

"Situata është dramatike," tha De Bol, duke vënë në dukje se tregtia e drogave të tjera po rritet gjithashtu.

Sipas hetimeve të autoriteteve policore me seli në Hagë, në Bashkimin Evropian janë aktive 821 rrjete të rënda kriminale.

Këto banda, me më shumë se 25,000 anëtarë, janë shumë profesionale dhe të pamëshirshme, paralajmëroi së fundmi Europol.

Biznesi kryesor, sipas analizave të Europolit, është trafiku i drogës. Paratë e fituara nga droga në Evropë kryesisht qëndrojnë në kontinent dhe investohen në ekonominë lokale, tha ai.

Lajme të ngjashme