Zgjedhjet në Kosovë: EULEX-i sjell njësi speciale nga pesë shtete "për të garantuar siguri" - NACIONALE

Zgjedhjet në Kosovë: EULEX-i sjell njësi speciale nga pesë shtete "për të garantuar siguri"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Njësi të specializuara policore të EULEX-it veçse kanë mbërritur në Kosovë nga pesë shtete të ndryshme të BE-së “për të garantuar siguri” në kontekst të mbajtjes së zgjedhjeve të përgjjithshme të 9 shkurtit.

Kështu u tha në një komunikatë për media të Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) ku shefi i këtij misioni i priti pesë njësitet e xhandarmërisë evropioane.

Dje, Shefi i Misionit EULEX u ka shprehur mirëseardhje Njësisë Policore të Specializuar të 5-të (NJPS). Këta policë, që vijnë nga forcat e EUROGENDFOR-it të siguruara nga Xhandarmëria Kombëtare e Francës 🇫🇷, Karabinierët e Italisë 🇮🇹, Shërbimi i Sigurisë Publike i Lituanisë 🇱🇹 dhe Garda Kombëtare Republikane e Portugalisë 🇵🇹, do të punojnë krah për krah me Njësinë Policore të Specializuar (NJPS) të siguruar nga Policia e Polonisë 🇵🇱 për ta përmbushur mandatin e Misionit për ta mbështetur stabilitetin në mbarë Kosovën dhe për garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet gjatë zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme”, u tha në komunikatë.

Lajme të ngjashme