Eskalon situata në Zveçan: Serbët e sulmojnë e KFOR-in, raportohet se ka të lënduar - NACIONALE

Eskalon situata në Zveçan: Serbët e sulmojnë e KFOR-in, raportohet se ka të lënduar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Që nga mëngjesi e ditës së sotme, situata në veri ka qenë e tensionuar. Situatë më e eskaluar është në Zveçan, ku serbët kanë filluar me sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, të cilët qysh herët kanë “blinduar” objektin e komunës. Qysh eskaloi situata?

E gjithë situata u tensionua kur KFOR-i i kërkoi protestuesve që të largohen dy autoblinda të Policisë së Koosvës, të cilat janë bllokuar në veri. Një kërkesë të tillë turma protestuese e ka refuzuar.

Koha ka qenë mediumi i parë që ka raportuar për eskalimin e situatës në veri, duke shkruar se protestuesit kanë hedhur shok-bomba e shishe në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it, të cilët natyrshëm kanë ndërhyrë.

Pamjet që vijnë nga veriu, posaçërisht Zveçani, janë jashtëzakonisht shqetësuese, pasi vërehet mësyjma e dhunshme e serbëve ndaj KFOR-it. Në fakt, tashmë ka raportime për për ushtarë të lënduar. Klan Kosova ka raportuar se janë lënduar ushtarët e KFOR-it. Ndërsa, Express, duke u thirrë në burimet e saj, ka shkruar se në veri janë lënduar 20 ushtarë të KFOR-it.

“Janë publikuar pamjet gjatë përleshjeve, ndërkaq Gazeta Express mëson nga burimet brenda institucioneve të sigurisë se janë lënduar së paku 20 ushtarë të KFOR-it.” – ka shkruar ky medium.

Megjithatë, Nacionale nuk ka mundur të verifikojë lajmin për lëndimin e trupave të KFOR-it.

Ndryshe, më parë ka pasur edhe një dialog interesant mes ushtarëve të KFOR-it dhe protestuesve. Njëri nga komandantët e njësitit lindor të KFOR-it, siç e citon Kosovo-Online, u ka thënë protestuese të lëshojnë rrugë për automjetet e njësive speciale të Kosovës të kalojnë, ndërsa serbët s’kanë pranuar vetëm të zëvendësohen, “por të largohen përfundimisht”.

“Dua të tregoj kompromis përmes veprimeve në terren”, citohet të ketë thënë komandanti, ndaj të cilit i ka reaguar ish-kryetari i Zveçanit. Ai citohet të ketë thënë se ata “duhet të largohen e të shkojnë kudo, nëpër shtëpitë e tyre ose në stacionet policore”.

Serbët, siç raportohet, s’kanë lëshuar udhë, ndaj të cilës ka reaguar edhe bashkëbiseduesi i tyre nga KFOR-i.

“Por, nëse s’mund të lëviz veturën, unë s’mund të lëviz malet. Ata refuzojnë të shkojnë. Unë s’po u kërkoj juve të largoheni, nuk po i kërkoj njerëzve të ikin, vetëm të lëvizin veturat”.

Koloneli i KFOR-it, vazhon t’u thotë se nuk i kupton se si nuk është mbajtje peng e policëve të Kosovës nëse nuk u lëshojnë rrugën.

“Nuk i duma ne si pengje, le të shkojnë në shtëpi të tyre, për sa kohë nuk kthehen në këtë ndërtesë”, thuhet t’i jenë përgjigjur pjesëtarit të KFOR-it, ndërsa ai ia ktheu se “nga Amerika prej nga vi unë, kjo gjë do të quhej krizë pengmarrje”.

Ndryshe, mediet serbe kanë raportuar se Igor Simiq, kryetar i Listës Serbe, është zvarritur nga ana e KFOR-it.

Lajme të ngjashme