Raportohet se janë lënduar edhe ushtarë të KFOR-it
Dhuna që shpërtheu para pak kohësh në Zveçan, raportohet se i ka lënë të lënduar edhe disa ushtarë të KFOR-it.
Në anën tjetër, raportohet se ka edhe qytetarë të lënduar, siç bëjnë me dije disa medie serbe.
KFOR-i iu ka kërkuar qytetarëve serbë të grumbulluar që të largoheshin nga vendi ku ndodheshin dhe të mos shkaktonin trazira, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Protestuesit kanë gjuajtur shok-bomba në drejtim të KFOR-it.
Nacionale nuk ka mundur të verifikojë lajmin për lëndimin e trupave të KFOR-it.