"Është naive me mendu që një Berlin e përkrahë një Albin"
Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka qenë i ftuari i fundit te Intervista e Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale.
Shkrimtari dhe ish-gazetari ndau përvojën e tij, si diplomatike ashtu edhe atë të karrierës.
Situata aktuale politike, rrugëtimi prej ambasadori në Berlin, heqja e Kosovës nga Lista e Zezë e Republikës Federale të Gjermanisë e shumë çështje tjera u shpalosën nga ai.
Megjithatë, në pjesën e zgjeruar këtu, ai më tepër u përqendrua nga diskutimet me njerëz e qytetarë të ndryshëm që i thonin se Albin Kurti ka pasë mbështetjen e Berlinit zyrtar.
Ai spjegoi si flitet në qarqet diplomatike, ndërsa pohoi se është naive të thuash që një Berlin e përkrahë një Albin, ose një Uashington një Vjosë.
"Kthehemi edhe te aktualiteti politik...Unë e dëgjoj shpesh, më thonë, Berlini e ka përkrahë Albinin, ose ku di une, Amerika e ka përkrahë Ibrahim Rugovën, Uashingtoni, Berlini, jemi në një si ta them, është naive me mendu që një Berlin e përkrahë një Albin, një Uashington e përkrahë një Vjosë, një Berat, një Beqë".
Sipas tij, të gjitha strukturat e forta politike synojnë që siç e potencoi ai, t'i tërheqin penjtë nga vetja.
"Aparati zingjiror, pra White House, Stata Department, shërbimet secila i ngreh kapak penjtë kah vetja, pra nuk mundesh me thënë ti që krejt Uashingtoni qëndron prapa Buzhalës a Cufajt, pra ti ke edhe në Uashington edhe të atillë që s'janë.
Janë segmente të caktuara, që kanë nevojë për diskutime të brendshme. Duhet me ta thënë që në cilësinë e gazetarit, vëzhguesit, nuk i kam shumë, por përvoja si ambasador, më ka mësu që m'i pa këto gjëra që janë pak më të detajuara", vazhdoi ai, teksa pasoi gjetja e tij me t'u emëruar ambasador.
Cufaj tregoi se si në periudhën gjegjëse, shtetasit e Kosovës kanë qenë problem për Gjermaninë.
"Psh, në vitin 2018, kur kam shku në Berlin, e kam mësu që Kosova është në atë që quhet Listë e Zezë. Shtetasit e Kosovës dhe Kosova ka paraqitë rrezikshmëri për Republikën Federale të Gjermanisë, deri në vitin 2019. Kur kam shku në cilësinë e ambasadorit, e ka pa atë fakt, e kemi trajtu, e kam pasë lejen si të kryeministrit ashtu edhe të presidentit e të kryetarit të kuvendit m'u marrë me atë. Vendimi për t'u largu prej asaj liste ka shkuar në pesë instanca. Kjo për mua ka qenë një leksion", deklaroi ai.
Në pjesën e fundit ndërkaq, tha se duke u thirrur në politikëbërje, të gjithë e dinë si shkojnë këto gjëra.
Fillojnë përmes lobistëve, partive simotra e më pas dikur përfshihen edhe instancat shtetërore.
"Sa i përket politikës, dhe politikëbërjes, e di edhe ti, e di edhe publiku se si shkojnë ato gjëra. Këto gjëra fillojnë nga lobistët, përmes partive simotra, e deri te instancat shtetërore", përfundoi ai.
Më poshtë pjesa e shtjelluar këtu, ndërsa siç keni mundur ta vëreni, në pjesën e epërme të tekstit gjeni episodin e plotë.

