Escobar pyetet për njohjet e Kosovës, e përmend themelimin e Asociacionit - NACIONALE

Escobar pyetet për njohjet e Kosovës, e përmend themelimin e Asociacionit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Escobar u pyet edhe për pesëshën evropiane (Spanjam Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro) që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ai u pyet nëse ShBA-ja po punon që të sigurojë njohjen nga kjo pesëshe.

Escobar deklaroi se ShBA-ja angazhohet për njohjen e pavarësisë së Kosovës jo vetëm nga pesëshja evropiane, por edhe nga vende të tjera.

“Ne i kemi pasur këto biseda (për njohje v.j.) jo vetëm me pesëshën mosnjohëse në Evropë, por edhe më të tjerat shtete mosnjohëse nëpër botë” – tha ai fillimisht.

Tutje Escobar foli edhe për përparësitë e Marrëveshjes së Ohrit rreth njohjes së Kosovës.

“Kjo është një nga arsyet pse Marrëveshja e Ohrit na ofron mundësinë më të madhe në 15 vjet për t’u partnerizuar me Qeverinë e Kosovës për të filluar jo vetëm një fushatë njohjeje rajonale apo evropiane, por një fushatë njohjeje globale.” - theksoi Escobar.

“Një gjë që dëgjoj prapa, pothuajse unanimisht, se ata pop resin që të shohin vullnet të mirë nga Kosova në zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme