Escobar: Asociacioni thjesht lejon serbët të organizojnë institucionet lokale në gjuhën e tyre në Kosovë - NACIONALE

Escobar: Asociacioni thjesht lejon serbët të organizojnë institucionet lokale në gjuhën e tyre në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari i ShBA-ve, Gabriel Escobar, e ka bërë edhe një intervistë për një medium të medium boshnjak në lidhje me zhvillimet e fundit pas deklaratave të rënda që i tha dje në Kosovë në lidhje me kryeministrin Albin Kurti. Çka tha ai?

Në këtë intervistë për Klix, Escobar pyetet edhe në lidhje me vizitën e tij në Kosovë dhe Serbi.

“Zgjidhja afatgjatë është vazhdimi i rrugës drejt Bashkimit Evropian, dhe të dyja vendet kanë mbështetjen tonë drejt asaj rruge. Sidoqoftë, përgjatë kësaj rruge, ato duhet të punojnë edhe në normalizim të marrëdhënieve,” – tha z. Escobar.

Më pas, ai përmendi marrëveshjen e Ohrit, dhe rëndësinë e madhe që kishte zbatimi i saj.

Ai përmendi se Asociacioni ishte në vijë me standardet e BE-së.

“Ne e shohim Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe asgjë më shumë se aftësinë e serbëve për të organizuar institucione lokale në gjuhën e tyre. Nuk shohim ndonjë kërcënim në këtë gjë...” – tha z. Escobar.

Më tej, emisari u pyet edhe në lidhje me mbështetjen amerikane për Procesin e Berlinit dhe Ballkanit të Haput.

Ai u shpreh se mbështeste edhe Procesin e Berlinit, CEFTA-n dhe po ashtu Ballkanin e Hapur.

“Për ne nuk ka asnjë dilemë mes procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur. Nuk po krijojmë një strukturë të re në Ballkan. Kjo është narraticë toksike e prodhuar nga ata që duan të përçajnë.” – komentoi emisari.

Ndërkohë, Escobar e denoncoi ashpër Milorad Dodikun, duke thënë që ai kishte retorikë destabilizuese dhe se veprimet e tij i bënte për të mirën personale dhe jo të popullit.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme në një takim me gazetarë, Escobar bëri të ditur se kryeministri Kurti kishte vetëm dy ditë kohë për t’u përgjigjur ose jo në kërkesat e BE-së për shtensionim të situatës. Aty, ai e pranonte se kishin vështirësi të punonin me kryeministrin Kurti por megjithatë siguroi se raporti i ShBA-ve me popullin e Kosovës nuk do të ndryshonte edhe pse mund të ndryshonte me liderin e saj.

Lajme të ngjashme