Escobar: Nga takimet në Kosovë, na siguruan se nuk duan dhunë e përshkallëzim më 1 shtator - NACIONALE

Escobar: Nga takimet në Kosovë, na siguruan se nuk duan dhunë e përshkallëzim më 1 shtator

3 vjet më parë

nga NACIONALE

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Escobar, është deklaruar pas takimeve që pati sot në Kosovë, me kryeministrin Kurti si dhe me krerët e partive opozitare.

Escobar, pas takimit ka thënë se krerët e institucioneve dhe opozita e siguruan që nuk duan përshkallëzim të situatës më 1 shtator, ditën kur pritet të nisë zbatimi i masës së reciprocitetit.

“Ata na siguruan se nuk duan asnjë përshkallëzim, nuk duan dhunë në 1 shtator. Pra, tani jemi këtu sot për t’u siguruar që të gjitha ato dëshira të mira dhe gjithë ai optimizëm të përkthehen në të mirë të vendit”, tha Escobar.

Escobar në këtë takim ishte i shoqëruar edhe nga homologu i tij i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Lajme të ngjashme