Escobar: Kosova ka pasur marrëdhënie më të mira me ShBA-në në të kaluarën
Emisari në largim për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një intervistë të dhënë së fundi për “Atlantic Council” është pyetur se si janë marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-së.
“Do të thoja që Kosova ka pasur një marrëdhënie më të mirë me ShBA-në në të kaluarën.” – është përgjigjur ai.
Escobar ka përsëritur se ShbA-ja është plotësisht e përkushtuar për pavarësinë, integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës, dhe se një gjë e tillë, nuk do të ndryshojë.
“Do të thoja që Kosova ka pasur një marrëdhënie më të mirë me ShBA-në në të kaluarën. Është sfidues. Siç e kam thënë edhe më parë, ShBA është plotësisht e përkushtuar për pavarësinë, integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës. Kjo nuk do të ndryshojë asnjëherë. ShBA-ja mbetet pro-Kosovës. Kudo që shkoj, e kam ndjenjën reciproke që ata janë shumë pro-amerikan, kjo i jep forcë dhe stabilitet raportit.” – u shpreh ai.
🗣️ DAS Escobar tells @IlvaTare that the relationship between the US and Kosovo can be challenging.
— Atlantic Council Europe Center (@ACEurope) May 21, 2024
"We've had challenges in having a common vision for the region and a common understanding of how we can work together."
Watch #BalkansDebrief: https://t.co/FZvehcUj44 pic.twitter.com/KruWbO1ebT
Megjithatë, Escobar e ka heksuar që “nuk është sekret” që ka pasur sfida në rajon.
“Por, nuk është sekret që kemi pasur sfida për një vizion të përbashkët për rajonin dhe se si të punojmë për të avancuar projektin kombëtar të Kosovës, shpresoj që do të vazhdojmë ta përmirësjmë këtë raport. Dhe mund të them që ka pasur vullnet të mirë, jo vetëm te ShBA, por te i gjithë QUINT-i për ta përmirësuar raportin.” – u shpreh ai.