Escobar: Asociacioni është obligim ligjor, do të krijohet - NACIONALE

Escobar: Asociacioni është obligim ligjor, do të krijohet

1 vit më parë

nga NACIONALE

I dërguari i ShBA-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Gabriel Escobar, ka folur në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë.

Në një intervistë të dhënë për Euronews Serbia, ai ka thënë se Asociacioni është obligim ligjor dhe do të krijohet.

"Është obligim ligjor ndërkombëtar i Serbisë dhe Kosovës. Prandaj, një palë dhe një person nuk mund të heqë dorë nga ai obligim. Kështu që Asociacioni do të krijohet dhe çështja është se si të arrihet më herët atje", - është shprehur Escobar.

I pyetur nëse pjesë e marrëveshjes përfundimtare është edhe integrimi i përshpejtuar evropian, Escobar ka thënë se nuk e di sepse ShBA nuk është pjesë e këtij procesi.

“Por nëse më pyesni mua, pa dyshim do ta mbështesja, jo vetëm për Serbinë, por për të gjithë rajonin. Mendoj se për SHBA-në Ballkani Perëndimor është një mundësi, jo një rrezik. Ju jeni pjesa me rritjen më të shpejtë të Evropë, ju jeni gati të jeni lider në burimet e rinovueshme të energjisë, transport, tashmë jeni lider në IT. Ju prodhoni për kontinentin dhe kjo duhet njohur. Do të jeni partnerë të mirë brenda Evropës", - ka theksuar ai.

Lajme të ngjashme