Edhe Escobar i kënaqur me bisedën me Vuçiq, thotë se i ka pëlqyer toni e përmbajtja - NACIONALE

Edhe Escobar i kënaqur me bisedën me Vuçiq, thotë se i ka pëlqyer toni e përmbajtja

1 vit më parë

nga NACIONALE

I dërguari i ShBA-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Gabriel Escobar, ka thënë se ishte i kënaqur me bisedën me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe se i ka pëqyer toni dhe përmbajtja e diskutimit me të.

Duke folur për Euronews Serbia, Escobar ka theksuar se nuk ka afat zyrtar për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por se dëshiron që ky proces të përfundojë sa më shpejt.

Ndërkohë, duke iu përgjigjur pyetjes nëse është e mundur zgjidhja pa e njohur zyrtarisht Kosovën Serbia, ai ka theksuar se zgjidhja nuk është e mundur nëse vazhdojnë këto kriza në rajon.

"Nëse këto mosmarrëveshje midis vendeve vazhdojnë që mund të çojnë në dhunë, atëherë nuk është gjithashtu e mundur",- ka thënë Escobar, ndërkohë që ka shtuar se nuk është i bindur që asnjë politikan serb nuk do ta pranojë njohjen e Kosovës.

"Unë mendoj se nëse kemi njerëz që veprojnë si shtetarë, mund të kemi një dinamikë që mund ta transformojë këtë rajon në diçka shumë pozitive, në një model të vërtetë për të ardhmen, për brezin e ardhshëm. Dhe kjo është arsyeja pse ne po e bëjmë këtë - jo për këtë gjeneratë, por për njerëzit që sapo të diplomojnë të vendosin nëse duan të jetojnë në Serbi”, - ka thënë ai.

Lajme të ngjashme