Error 403: Opozita e akuzon MPJD-në e Gërvallës për “fshirjen” e historisë në faqen e Ministrisë
Opozita tashmë ka një kritikë të re ndaj pushtetit. Vlora Çitaku, Meliza Haradinaj, Ardi Nurellari e kanë kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që drejtohet nga Donika Gërvalla, në lidhje me fshirjen e historikut të ueb faqes së ministrisë. Çka ndodhi?
MPJD-ja e zonjës Gërvalla e ka rikonstruktuar tërësisht ueb faqen e re të këtij institucioni. Por, sipas opozitës, përveç rikonstruktimit të dukjes, MPJD-ja ka bërë edhe revizionim të historisë. Më saktë, fshirje, zhdukje të historisë.
Vlora Çitaku, ish-zëvendësministre e MPJD-së, e ka akuzuar MPJD-në për zhdukjen e historikut në ueb faqen e MPJD-së, përfshirë aktivitetet, emrat, dokumentet dhe fotografitë e ministrave paraparak. Sipas zonjës Çitaku, ““zhdukja” e paralajmëruar e nga Kurti, tashmë paska filluar”, duke shtuar se historia nuk retushohet.
“Ministria e Punëve të Jashtme paska zhdukur nga historiku në ëeb faqe tërë aktivitetet, emrat, dokumentet dhe fotografitë e Ministrave paraprak ( përvec Glauk Konjufcës dhe Donika Gërvallës).
“Zhdukja” e paralajmëruar nga Kurti, tashmë paska filluar.
Kjo lloj sjellje është mjerim dhe marrëzi.
Historia as nuk retushohet e as nuk zhduket. Jo në vitin 2023.” – shkroi ajo.
Në lidhje me këtë temë, ka reaguar edhe ish-ministrja e MPJD-së, Meliza Haradinaj-Stublla. Ajo ka alarmuar në profilin e saj në Facebook, duke shkruar se i gjithë historiku i aktiviteteve diplomatike, kumtesave, takimeve e njoftimeve janë fshirë nga uebfaqja.
Tutje, Haradinaj-Stublla shkroi se një qasje e tillë është e pakuptimë dhe joserioze.
“E papranueshme se si Ministria e Jashtme paska zhdukur gjithë historikun e aktiviteteve diplomatike, kumtesave, takimeve, njoftimeve e qendrimeve zyrtare nga ëebsite i MPJD!!!
Madje në historikun e ish-ministrave të jashtëm figuron vetëm ish Ministri Konjufca!
Sinqerisht e pakuptimtë dhe joserioze!” – shkroi zonja Haradinaj-Stublla, transmeton Nacionale.
Edhe zyrtari i PDK-së, Ardi Nurellari e ka komentuar këtë temë, duke e quajtur si “turp të madh”.
“Turp i madh për dizajnin e ri të faqes së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës 🇽🇰 që fshen arritjet e homologëve paraardhës duke fshirë historinë e deritanishme të ministrisë?
Qasjet manipuluese “tabula rasa” janë tipike për regjimet diktatoriale 🚫që duan të tregojnë se historia📖 fillon me ta.
Transparenca & respekti për historinë është jetike për çdo shtet normal demokratik.” – shkroi Nurellari.
Në fakt, emrat e ish-ministrave të MPJD-së figurojnë në ueb faqen e re të MPJD-së, siç edhe mund të shihet në fotografinë e mëposhtme:
Megjithatë në faqe nuk ka ndonjë infomacion shtesë, përfshirë biografinë, aktivitetet e qëndrimet e ish-ministrat e MPJD-së.
Ndryshe, dje Gërvalla, e cila po qëndron në New York, ku po mbahet Sesioni i 78 i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, foli për një temë tjetër. Ajo foli për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke e akuzuar Lajçakun se në takimin e fundit ishte “në anën e Serbisë”.
“Lajçak, nuk është hera e parë kur ai është treguar tërësisht i njëanshëm në një proces dialogu, në të cilin BE duhet të sigurohej të jetë i paanshëm. Ne disa herë e kemi shprehur pakënaqësinë tonë në mënyrë interne rreth faktit se si Lajçak e udhëheq këtë dialog dhe javën e kaluar është mbushur kupa. Ka qenë tepër i hapur qëndrimi i Lajçakut në favor të Serbisë”, ka thënë ajo për "Zërin e Amerikës".